Kroni me shkallë u themelua në shekullin XVII dhe për disa shekuj i shërbeu banorëve të Ulqinit. Ai u mbulua me rrugë të asfalltuar në vitin 1980, dhe pas një periudhe ndërprerjeje, me iniciativë dhe propozim të komunës së Ulqinit, u bë e mundur rihapja e tij më datë 30 prill 2009. Ky hap shënoi një rifillim të rëndësishëm të funksionit të tij në shërbim të publikut dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit.





