BELEDIJA

Objekti ndodhet në  qendër të çarshisë, nën Kullën e Sahatit që është ndërtuar në vitin 1754.
Në afërsi të saj kanë qenë të vendosur edhe mezgjahu, medreseja dhe xhamia që së bashku kanë formuar një kompleks objektesh të cilat gjithashtu prezantojnë disa nga simbolet kryesore të qytetit të Ulqinit të asaj periudhe.
Në këtë objekt gjatë dy shekujve ka qenë  e vendosur administrata e qytetit.
Në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar aty ishte Gjykata komunale si dhe Komiteti i partisë komuniste.
Në fillim të shekullit 20, ka dominuar mbi Çarshinë e Ulqinit si ndërtesa më e bukur me madhësinë e vet dhe me  lartësi.
Kohëve të fundit pronarët e objekteve në Çarshi nuk kane  percjellur arkitekturën autentike dhe stilin e këti kompleksi por  janë ngritur më lartë dhe me stile të llojë-llojshme .
Sot Beledija fatkeqësisht  është e dëmtuar rëndë dhe me këtë çarshija e Ulqinit ka humbur pamjen e cila ka karakterizuar  harmoninë urbanistike të asaj periudhe.
Edhepse është ndërtuar në kohë të sundimit osman ende nuk është në regjistrin e pasurive të mbrojtura kulturore dhe nuk janë te ruajtura dokumentet e shkruara ku mes tjerash edhe ato që përshkruajnë në detaje pamjen e brendësisë së objektit. Nga foto-dokumentacioni i ruajtur shihet pamja e dikurshme e jashtme me renditjen e dritareve dhe çatinë me streha të gjera që janë karakteristike për atë periudhe.
Objekti është mjaft i dëmtuar nga termeti i vitit 1979.

Sot është në kompetencat e pushtetit vendor dhe fatkeqësisht, kurrë nuk është bërë adaptimi dhe rindërtimi i saj, por është lënë si rrënoje e cila e prish pamjen e kësaj hapësire.


Për shkak të rëndësisë historike të këtij objekti, do të ishte e udhës të hartohet projekti dhe të realizohet rindërtimi me përmasa dhe pamje të njëjtë në funksion rezidencal të pushtetit vendor.


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top