Hamami pranë Xhamisë së Pashës

Në qytetin historik dhe turistik të Ulqinit, Hamami si ndërtesë e veçantë tërheq vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve. Kjo strukturë e lashtë, e ndërtuar rreth vitit 1743 nga Jusuf Pasha i Shkodrës, shërben si një dëshmi e qëndrueshme e arkitekturës osmane dhe traditës së hamameve (banjove publike).

Hamami është ndërtuar në stilin e një xhamie të thjeshtë me një kube qendrore dhe disa kupola të vogla që e rrethojnë. Brenda, hapësirat janë të ndara në zona të vogla ku vizitorët përgatiten për larje dhe më pas pushojnë. Mejdani, hapësira kryesore e mbuluar me kupolë, shërbente si hyrje në dhomat e tjera të vogla, të cilat gjithashtu janë të mbuluara me kupola.

Dhomat e larjes janë të pajisura me lugje ku rrjedh uji i nxehtë dhe i ftohtë, dhe dritat depërtojnë nëpërmjet syzeve në kupola, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme dhe të ndritur. Pas dhomës së larjes, ndodhet rezervuari me ujë të ngrohtë i cili furnizohej nga Kroni i Pashës, tashmë i prishur.

Jashtë hamamit, një çinar (rrap) i mrekullueshëm ofronte një hije për pushim, ku ulqinakët dhe vizitorët mund të relaksoheshin, të bisedojnë dhe të pijnë kafe, duke thithur çibukët e tyre të gjatë.

Ishin ditët dhe orët e caktuara kur hamamin e përdornin meshkujt, ose grate. Në ditët kur hamamin e shfrytëzonin vetëm gratë, ato varnin rrobat mbi derën hyrëse si paralajmërim meshkujve që mos të afrohen. Meshkujt në orët e mëngjesit shkonin në hamam, ndërsa pas larjes – në punë. Gratë zakonisht më parë përfundonin me punët e shtëpisë, dhe më pastaj shkonin në hamam. Meshkujt shkonin në mënyrë individuale në hamam, ndërsa gratë zakonisht të shoqëruara në grupë.

Hamami pranë Xhamisë së Pashës është më shumë se një ndërtesë; është një portal në kohë që na lejon të shohim dhe të përjetojmë mënyrën e jetesës së banorëve të Ulqinit në shekujt e kaluar. Si një thesar i trashëgimisë kulturore, ai vazhdon të mahnitë dhe të inspirojë breza të tërë.


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top