Kroni i Ballos  

Nuk dihet viti i ndërtimit por dihet se është kroni me ujin më të bollshëm në qytet dhe aty janë furnizuar banorët edhe nga lagjet më të largëta. Ka shënime nga viti 1884 që haxhi Halil Fici për rregullimin e këtij kroni ka dhuruar 1000 kurush. Supozohet se emrin ta ketë marrë nga uji i bollshëm që në gjuhën lokale përdoret me “a”- ball (ujë me ballëk).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top