Kulla e sahatit

Kulla e sahatit u ndërtua nga administrata e Perandorisë osmane në vitin 1754 dhe së bashku me Beledien dhe Mehqemen (gjykatën) përbën një kompleks specifik, i cili i takon historikut të asaj kohe.

Në mes të qyetit të Ulqinit ishte fillimisht një kullë e lartë katrore që shërbente më parë si pikë vrojtimi, mbi të cilën më vonë u vendos një orë (sahat). Ajo u shkatërrua ose të themi më mirë u ça në dy pjesë nga rrufeja në vitin 1845.

Rinovimi i saj i fundit u bë pas termetit të viti 1979.

Ajo fatkeqësisht edhe sot është e lënë pas dore.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top