Zbuloni trashëgiminë kulturore dhe historike të Ulqinit
Monumentet
Zbuloni historinë dhe kulturën e Ulqinit përmes monumenteve të tij të bukura me arkitekturë unike dhe trashëgimi të pasur. Vizitoni këto vende për të eksploruar esencën shpirtërore të qytetit.

Projekti: Skano dhe Zbulo
Qëllimi i këtij projekti është që monumenteve me karakter fetar dhe kulturo-historik të Ulqinit t’u shtohet dimensioni digjital dhe të mundësohet qasja më e shpejtë në informacionet përshkruese të historikut të tyre.
Pikëpamjet e shprehura janë vetëm përgjegjësi e autorit dhe/ose botuesit dhe nuk shprehin domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave të Malit të Zi, i cili mundësoi realizimin e këtij projekti.
Pas realizimit të projektit “Skano dhe Zbulo”, vijoi pjesa e tij e dytë “Skano dhe Zbulo 2”.
Ky cikël i dytë u përqendrua në hulumtimin, identifikimin dhe vërtetimin e emërtimeve të hershme dhe tradicionale për kroje dhe disa monumente të tjera historike nga periudhat e kaluara. Qëllimi i projektit ishte të rikthej terminologjinë autentike dhe të ruante trashëgiminë lokale përmes shënjimit të këtyre objekteve.








