Shtëpia e Pashës

Shtëpia e Pashës ndodhet në afërsi te mureve të Kalasë, Xhamisë së Pashës, në veri të shkollës fillore “Boshko Strugar”. Objekti është ndërtuar rreth vitit 1742 dhe paraqet të gjitha karakteristikat e shtëpive të pasura të tipit mesdhetarë osman.
Fillimisht ka qenë e vendosur në mes të parcelës së madhe me një ndarje karakteristike, me hyrje në oborr përpara dhe bahçen e shtëpise në pjesën e pasme e regulluar në menyre tradicionale me shumë gjelbërim. Oborri i shtëpis  ka qenë i shtruar me kalldram.

Shtëpia e Pashës i takon tipit të planit qendror të shtëpive qytetare me grupimin e dhomave rreth hajatit i cili ka qene në qendër të shtëpis.
Për rreth hajatit kanë qenë të orjentuara dhomat si dhe çardaku.
Shtëpia ka pasur bodrumin ose ahrin i cili ka qenë i ndarë në tri pjesë,  ku është i vendosur mulliri i vjetër i vajit.

Në përdhese ka pas tri dhoma, dy kuzhina, qilarin, dy toalete, banjo dhe korridor të gjërë. Një pjesë të katit të parë përfshinte dhoma e madhe me çardak të dimenzionit 7 x 7 m , lartësi 3 m e cila ka qenë dhoma kryesore dhe është quajtur oda e musafirëve. Tradicionalish secila shtëpi e pasur ulqinake ka poseduar një dhomë të këti lloji për musafirë që në mbrendësi ishte e pajisun me minderë, me tavane të përpunuara prej druri, me nisha  në mure dhe dritare druri me dy hapje.

Arkitektura tradicionale e shtëpisë së Pashës paraqet vulën e vlerave të trashëgimisë kulturore që tregon për mënyrën e jetesës së asaj kohe.

Gjendja ekzistuese

Ky objekt është dëmtuar dukshëm nga tërmetet e viteve 1968 dhe 1979 .
Prej vitit 1952 është shpallur nga Enti republikan për mbrotjen e përmendoreve të kulturës si përmendore e kategorisë së pare.
Prap se prapë në objektin ekzistues janë bërë ndryshime pa leje.
Në vitin 1992 Komisioni i Entit raporton për gjendjen:
Përfundimisht janë prishur dy tavane druri shumë të bukura, të ndërtuara para 280 viteve.
Janë evidentuar edhe dëmtime tjera, është dhënë vlerësimi i gjendjes dhe propozimi i masave për mbrojtjen e tavanit.
Pas konservimit një pjesë e tavanin është zhvendosur në Muzeun etnografik në Kala të Ulqinit ku paraqet një nga detajet e dhomës ulqinake.


Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top