Tyrbeja e familjes Fani në Ranë

Tyrbeja e Fanëve, përfaqëson një nga monumentet historike më domethënëse në qytet. Kjo tyrbe, e vendosur pranë plazhit të vogël në mëhallën e Ranës, në krahun juglindor të qytetit të vjetër, ruan historinë e dy përsonave shpirtëror, Sheh Hyseini dhe Lutfi Fani, të cilët, sipas legjendës, luajtën një rol heroik në mbrojtjen e qytetit nga Venedikasit në 1719.

Legjenda thotë se këta të dy negociuan me Venedikasit, por kur negociatat dështuan, Venedikasit ua prenë kokën. Më pas, siç thotë legjenda, vëllezërit me kokë të prerë kaluan përtej detit drejt bregut dhe ranë në vendin ku është sot Turbeja. Kjo ngjarje thuhet se i ka detyruar Venedikasit të tërhiqen, të mos kthehen më.

Edhe pse legjenda ka hijeshinë e saj, të dhënat historike vërtetojnë se familja Fani kanë ekzistuar dhe ka jetuar realisht në Ulqin. Trimëria dhe sakrifica e tyre rezultoi në det të trazuar që i pengoi Venedikasit të ktheheshin në anijet e tyre, duke çuar në disfatën e tyre.

Tyrbe Fani ishte nën mbikëqyrjen e Caf Fanit, pasardhës i familjes, deri para rreth njëqind viteve kur u shpërngul në Durrës. Sot për Tyrben kujdesen anëtarë të familjes së Maksut Pekut. Varret janë të mbuluara me shtof dhe mbi to janë vendosur peshqirë, që është mënyra tradicionale e shënimit të varreve në turbe, por pa ndonjë gurvarri me mbishkrim.

Kjo Tyrbe jo vetëm që përfaqëson një monument të rëndësishëm historik, por gjithashtu simbolizon një traditë të rrënjosur thellë dhe respekt për ata që i kushtuan jetën e tyre mbrojtjes dhe prosperitetit të komunitetit të tyre. Tyrbeja Fani është një shembull sesi përmes arkitekturës dhe legjendave popullore ruhet dhe transmetohet te brezat e ardhshëm kujtimi i së shkuarës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top