Tyrbeja pranë Xhamisë së Pashës

Tyrbeja pranë Xhamisë së Pashës, përfaqëson një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike të këtij rajoni. Ajo dëshmon për një histori dhe traditë të pasur.  

Në këtë tyrbe janë dy varre, në të cilën janë të varrosur imam Hysein Efendiu, me vitin e vdekjes 1193 h./1779 dhe Halili, i biri i Nalut Balit (Bala), me vitin e vdekjes 1216 h./1801 m., duke theksuar më tej rëndësinë shpirtërore të këtij vendi. Kohët e fundit në brendësi të kësaj tyrbeje janë vendosur edhe dy gurvarre të tjerë të gjetur gjatë punimeve në hapsirën e Limanit.

Xhamia e Pashës, së bashku me hapsirën e saj – haremin dhe ndërtesat shoqëruese duke përfshirë edhe këtë tyrbe janë marrë në mbrojtje nga Enti për mbrojtjen e trashegismisë kulturore në Mal të Zi duke e shpallë monument kulturor të kategorisë së III-të, gjë që konfirmon rëndësinë e tyre.

Ruajtja e këtyre monumenteve është thelbësore për të kuptuar dhe respektuar identitetin historik dhe kulturor të banorëve të këtij rajoni. 

Ky vend tërheq vizitorët që janë të interesuar për historinë, arkitekturën dhe spiritualitetin, duke u dhënë atyre mundësinë për t’u lidhur me të kaluarën dhe për të eksploruar pasurinë e kulturës që formësoi peizazhin e sotëm në Ulqin dhe me gjerë. Këto objekte mbesin një kujtim i përhershëm i së shkuarës dhe një udhërrëfyes për të ardhmen që vlerëson dhe ruan trashëgiminë e saj.

Scroll to Top