Xhamia e Bregut në qendër të qytetit është një simbol i qëndrueshmërisë dhe historisë së pasur kulturore të rajonit. E ndërtuar në vitin 1783 nga Ahmet Gjyli, një kapedan i pasur nga Ulqini. Kjo xhami ka qenë një pikë referimi për besimtarët për më shumë se dy shekuj. Me një minare të lartë dhe të ndërtuar me gurë të gdhendur imët, ajo është një shembull i arkitekturës nga periudha osmane që i ka mbijetuar kohës.
Tërmeti i vitit 1979 shënoi një moment të vështirë për Xhaminë e Bregut, duke e dëmtuar atë ndjeshëm. Megjithatë, rinovimi i vitit 1986 solli një frymë të re dhe siguroi që ky vend adhurimi të vazhdojë të shërbejë si një qendër e komunitetit. Shtimi i objektit ndihmës në haremin e xhamisë ka zgjeruar hapësirën e faljes, duke e bërë të mundur për mbi 300 besimtarë të mblidhen dhe të praktikojnë ritet e tyre fetare. Njëherit në harem e xhamisë ndodhet edhe një shatervan për abdest.
Pranë xhamisë ndodhet edhe varri i ndërtuesit të saj, Kapedan Ahmet Gjyli.
Xhamia e Bregut jo vetëm që ofron një hapësirë për falje, por gjithashtu është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë dhe identitetit të komunitetit. Rinovimi zgjërimi i saj tregojnë për përkushtimin dhe respektin ndaj traditave në përballje me sfidat. Si një monument i besimit dhe historisë, Xhamia e Bregut mbetet një thesar i çmuar për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Dimensionet: 14,5 X 8 m
Lartësia e minares: 17 m
Lartësia e minaes: 17 m